Drejtori i ri i Milanit pikaset në qytet, ja pse po vonon zyrtarizimi

31 Mars 2025, 15:17 / SPORT ALFA PRESS

Drejtori i ri i Milanit pikaset në qytet, ja pse po vonon zyrtarizimi

Xhorxho Furlani vijon kërkimin e tij për drejtorin sportiv. Në këtë kuptim, emri kryesor mbetet ai i Fabio Paratiçit, i cili gjatë fundjavës është pikasur në Milani.

Ish-drejtuesi i Juventusit dhe Totenhemit tashmë është takuar me administratorin e “Djalli” dhe tani është në pritje të zhvillimeve që kanë të bëjnë jo vetëm me vendimin e klubit, por edhe me çështjet ligjore të vetë 52-vjeçarit.

Aktualisht ai është i pezulluar deri në qershor, si ndëshkim për hetimin e Prisma për fryrjet në bilanc që kishin goditur Juventusin.

Gjyqi penal është ende në zhvillim dhe sipas “Corriere della Sera” dhe mund të ketë zhvillime të reja midis prillit dhe majit. Gjithashtu, në bazë të rezultatit, shanset e Igli Tares dhe Tony D’Amikos, me të cilët Furlani ka planifikuar gjithashtu të takohet, mund të rriten sërish.

 

Po ndodh...