Silvinjo, një hap larg Brigelit në historinë e Shqipërisë! Por rekordi i De Biazit mbetet ende shumë larg

Shqipëria ka shënuar fitoren e saj të 10-të në drejtimin e trajnerit brazilian Silvinjo, teksa mundi me shifrat 3-0 Andorrën në kualifikueset e Botërorit. Një fitore që ktheu kuqezinjtë të suksesi pas tre ndeshjes pa shijuar një të tillë dhe që i ktheu buzëqeshjen edhe vetë teknikut brazilian, dukshëm i tensionuar pas rezultateve e paraqitjeve të fundit.
Me fitoren numër 10 në drejtimin e Shqipërisë, tani Silvinjo bëhet trajneri i katërt me më shumë fitore në drejtimin e Shqipërisë. Braziliani është vetëm një të tillë larg gjermanit Hans Peter Brigel, i cili drejtoi kuqezinjtë ne vitet 2002-2006. Në fakt, gjermani ka 10 fitore në ndeshje mes ekipesh A dhe një tjetër kundër përfaqësueses U23 të Vietnamit, në atë që ishte grumbullimi i tij i parë stërvitore me Shqipërinë.
Para dyshes Silvinjo-Brigel mbeten vetëm dy trajnerë të tjerë, dy italianët Edi Reja dhe Xhani De Biazi. Për të arritur Rejan ndoshta nuk do të jetë edhe aq e vështirë, pasi ai është ndalur në numrin e 14 fitoreve me Shqipërinë. Ndërsa për të arritur De Biazin Silvinjos do t’i duhet të dyfishojë sukseset e deritanishme, pasi trajner i cili theu tabunë duke shkruar historinë teksa çoi për herë të parë Shqipërinë në Botëror, regjistroi 21 të tilla para se t’u jepte lamtumirën kuqezinjve.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





