Spalletti i bindur: E vështirë ta mposhtësh këtë Itali

13 Nëntor 2024, 19:23 / SPORT ALFA PRESS

Spalletti i bindur: E vështirë ta mposhtësh këtë Itali
Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, ka folur për kanalet zyrtare të Federatës në kuadër të ndeshjes së nesërme kundër Belgjikës në Ligën e Kombeve:

Një ndeshje që mund të thotë shumë për rrugën e kësaj kombëtareje?

Po, do të ishte konfirmim që ne kemi sjellë në shtëpi ato gjëra të theksuara në garat e mëparshme. Vazhdimësia e sjelljes, vetëvlerësimi i cilësive tona, bindja për forcën tonë, të gjitha gjërat për të cilat rezultatet e këtyre ndeshjeve do të jenë thelbësore.

E bukur, pashë gjëra të rëndësishme, pashë atë që më pëlqen të shoh si trajner. Pashë lojtarët të bindur për cilësitë e tyre, mezi presim të luajmë këto ndeshje të cilat do të mund të na japin shumë edhe për të ardhmen.

Çfarë prisni nga ndeshja me Belgjikën?

Pres të shoh Italinë që u pa në “Olimpico”. Nuk e di se çfarë do të bëjnë kundërshtarët, por nëse jemi ata që pashë sot në mëngjes dhe çfarë kemi qenë në ndeshjet e fundit, do të jetë e vështirë për këdo që të luajë kundër kësaj Italie.

Pak a shumë e kam zgjedhur, por sigurisht që dyshimet të shoqërojnë deri në fund para këtyre dy ndeshjeve të fundit.

Po ndodh...

ide