Spanja pret biletën për në gjysmëfinalen e Europianit, Gjermania “shembet” pas 120 minutash lojë

Spanja është kualifikuar për në gjysmëfinalen e Europianit, pasi triumfoi në shtesë 2-1 ndaj Gjermanisë në Stuttgart. Koha e rregullt përfundoi 1-1, ndërsa fituesi u përcaktua vetëm nga shtesa.
Spanjollët e filluan ndeshjen me “marshin e pestë”, duke shkaktuar drithërima te kundërshtarët, me anë të Pedrit. Ekipi i Nagelsmann ndërmerr iniciativën për herë të parë në këtë takim në minutën e 10-të, por finalizimi nuk ishte i duhuri.
Në të 14-tën, Yamal provoi nga goditja e dënimit, duke i shkuar shumë afër golit. Në të 20-tën, në krahun tjetër, radhën e pati Havertz, koordinim perfekt me kokë por gjuajtja ishte qëndrore. Në pjesën e mbetur të fraksionit, skuadrat u treguan të kujdesshme, për të mos rrezikuar shumë përpara.
Ekipi i de La Fuentes festoi në minutën e 50-të, Olmo ndëshkoi Neuer në brendësi të zonës, pas një topi të dhënë nga Yamal.
Gjermania shtoi presionin dhe zhvendosi kundërshtarin në gjysmëfushën e vetë.
Fyllkryg, pak më vonë, tentoi me kokë, pa rezultat. Sulmuesi ishte një rrezik konstant, vetëm shtylla e ndali në të 76-tën.
Me portierin e dalë nga zona e tij, Havertz s’pati shënjestrën e duhur për të mbyllur një herë e mirë llogaritë e takimit. Florian Virtz çoi peshë zemrat e tifozëve, goli i tij dërgoi sfidën në shtesë.
Në shtesë, goli që mban firmën e Merinos në të 119-tën solli kualifikimin dhe festën e madhe te Spanja, që e sheh veten kështu në gjysmëfinale.
-
Shënon Merino, Spanja merr avantazhin ndaj Gjermanisë
5 Korrik, 20:33
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

