Super-sfida Real Madrid - Liverpool, i besohet një gjyqtari gjerman, i dënuar me 6 muaj për korrupsion

13 Mars 2023, 19:17 / SPORT ALFA PRESS

Super-sfida Real Madrid - Liverpool, i besohet një gjyqtari gjerman, i

Në një kohë kur kampionati spanjol tronditet nga një rast korrupsioni në arbitrazh, Felix Zwayer është caktuar për të drejtuar ndeshjen e dytë të 1/16-tës së Champions League, këtë të mërkurë, mes Real Madridit dhe Liverpool (5-2). Arbitrit 41-vjeçar gjerman i paraprin një reputacion jo të këndshëm. Rreth njëzet vjet më parë, ai u implikua në një rast… korrupsioni.

I dënuar gjashtë muaj nga Federata Gjermane

Kur ai ishte asistent gjyqtar në atë kohë, ai pranoi shumën prej 300 euro për të favorizuar SV Wuppertal në një ndeshje kundër rezervave të Werder Bremenit dhe u pezullua për gjashtë muaj nga Federata Gjermane. Këto para i kishte marrë nga eprori i tij Robert Hoyzer, i cili u dënua me dy vjet e pesë muaj burg për mashtrim të organizuar, pasi pranoi se kishte marrë para për të ndikuar në rezultatet e disa takimeve. Ai në fund mbeti pas hekurave për 14 muaj.

Kjo histori korrupsioni u rishfaq pak më shumë se një vit më pare, gjatë një ndeshjeje të Bundesligës mes Borussia Dortmundit dhe Bayern Munichut. Klubi bavarez fitoi (2-3) pas një përballjeje të karakterizuar nga vendime të ndryshme kontestuese nga Felix Zwayer. Lojtari i kombëtares angleze, Jude Bellingham, kishte thënë se liga po "i jepte ndeshjen më të madhe të Gjermanisë, një gjyqtari që tashmë ka manipuluar një lojë". 

Dhe në shtypin gjerman, arbitri zbuloi se ishte ngacmuar dhe kërcënuar me vdekje. “Kam marrë shumë emaile të pabesueshme, shumë të vështira për t'u përballuar. Policia e Berlinit më informoi se kishte një kërcënim me vdekje ndaj meje në internet”,- tha ai.

I zgjedhur si gjyqtari më i mirë i Bundesligës në vitin 2014, Felix Zwayer nuk është unanim në të gjithë vendin e tij për vendimmarrjet dhe prirjen e tij për të treguar kartonë të kuq, me rreth tridhjetë përjashtime që nga debutimi i tij në gusht 2009. Dhe në kontekstin aktual, performanca e tij në kryeqyteti spanjoll do të monitorohet nga afër.

 

Po ndodh...

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128