Superliga/ Partizani likuidon Kukësin me 3 gola dhe arrin me pikë Vllazninë
1 Mars 2024, 19:09 / SPORT

Partizani ka arritur të triumfojë ditën e premte ndaj Kukësit me rezultatin 3-0.
Intervali i parë kohor u mbyll në barazimin 0-0, ndërsa në pjesën e dytë erdhën golat e sfidës.
Në minutën e 55’ ka qenë Cara i cili ka ndëshkuar verilindorët. Talenti i Partizanit ekzekutoi saktë një goditje nga pika e bardhë e penalltisë.
Por vetëm pak minuta më vonë, në të 61-tën, ishte një kundërsulm i shpejtë në krahun e djathtë për Partizanin, ku topi ka përfunduar në këmbët e Carës dhe shënoi përsëri në portën e Kukësit.
“Demat” nuk u ndalën me kaq. Në minutën e 73′, ka qenë Mehmeti i cili ka trefishuar shifrat.
Me këtë fitore, Partizani renditet në vendin e dytë me 43 pikë, ndërsa Kukësi në vendin e fundit me 19 pikë.
Klasifikimi:

Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Nga Blendi Kajsiu
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

