Superliga/ Rikthime të rëndësishme te Partizani para sfidës me Erzenin

Partizani ka nisur sot përgatitjet për ndeshjen e së dielës ndaj Erzenit, e vlefshme për javën e 27-të të Kategorisë Superiore.
Në betejën, që do të luhet të dielën në Rrogozhinë, trajneri Orges Shehi pritet të ketë tri rikthime të rëndësishme.
I pari dhe më i sigurti është ai i Arinaldo Rrapajt, i cili shleu dy ndeshje pezullim nga dënimi i Disiplinës dhe ndeshjen me shijakasit klubi do ta konvertojë me gjobë.
Rikthimi i vlonjatit vjen pas dëmtimit të Mehmetit, i cili doli nga fusha i dëmtuar ndaj Kukësit me probleme me rrëzët e kofshëve.
Xhuliano Skuka pritet të jetë i gatshëm ndaj Erzenit, me Shehin, që me shumë mundësi do ta aktivizojë nga stoli. E ngjashme është situata e Kekos, që në ditët e fundit ka përparuar sa i përket gjendjes fizike dhe pritet t’i bashkohet ekipit normalisht në stërvitje.
Po ndodh...
ide
Nëse Protesta do të nxjerr kandidat për Bashkinë, aleat ka vetëm qytetarët!
Askush nuk është mbi Ligjin!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128





