Superliga/ Tirana luan sezonin në Laç, formacionet e të dyjave skuadrave

4 Maj 2024, 16:29 / SPORT ALFA PRESS

Superliga/ Tirana luan sezonin në Laç, formacionet e të dyjave
Dueli Laçi-Tirana merr një rëndësi të veçantë për vijimësinë e Superiores, për shkak të situatës në të cilën gjenden dy skuadrat.

Kurbinasve u duhet medoemos fitorja për të vazhduar rrugëtimin e tyre ku synojnë të largohen nga vendi i 8 në klasifikim që çon në play-out.

Ndërsa për Tiranën, objektivi i qartë është katërshja e parë dhe vetëm një fitore mund t’ia sigurojë atë.

Bie në sy se në radhët e skuadrës vendase, trajneri Cungu ka lënë në stol Ujkën. Ndërsa te miqtë, Fagu i ka zgjedhjet e detyruara për shkak se nuk ka shumë lojtarë në dispozicion.

Ai është paraqitur me vetëm 6 lojtarë në stol, ku dy prej tyre janë portierë. Të tjerët janë Meta, Tolaj, Ahmetaj dhe Nikqi.

FORMACIONET ZYRTARE:

LAÇI: Dajsinani, Mjaki, Kurti, Da Silva, Prodani, Qato, Manellari, Tresa, Kryeziu, Melo, Sobouejll

TIRANA: Kozi, Lulaj, Hoxhallari, Mici, Haxhiu, Deliu, Najdovski, Jaku, Përgjoni, Abazaj, Patrik.

 

Po ndodh...