Tekniku i Kukësit: Nuk ishte penallti, arbitrat të jenë të kujdesshëm
1 March 2023, 20:26 / SPORT

Tekniku i Kukësit, Rrahman Hallaçi ka folur për mediat pas humbjes 2-0 në Kupë me Teutën.
“Sot e dominuam ndeshjen. Nuk dua të merrem shumë me arbitrin, por mund të them pse nuk u dha faull për ne. Nuk u vendos ndeshja nga ai 11 metërsh, por më vjen keq për këto gjëra. Gjithsesi jam i kënaqur nga skuadra për atë që prodhoi. Jam i bindur që me këtë skuadër do të provojmë me patjetër kualifikimin. Kuptohet që atje do të jetë diçka tjetër. Duhet të jemi më të kujdesshëm, por edhe arbitrat duhet të jenë më të kujdesshëm. Daçi bën faull te Bytyçi, çon këmbën te Bytyçi. Kështu që nuk kemi çfarë të flasim. Dua një mendim edhe nga ju për 11 metërshin, sepse mua nuk m’u duk. M’u duk vetëm një duel sup më sup” – tha ai.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
Nga Indrit Gjyzeli
ide
Pse Rama e ka humbur pushtetin?
Nga Irena Beqiraj
Atdheu pa semaforë
Nga Ervin Qafmolla
Historia nuk mund të përsëritet më!
Nga Mirela Karabina
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
