Telenovela vazhdon, Nico Williams merr numrin legjendar të klubit

12 Gusht 2024, 23:04 / SPORT ALFA PRESS

Telenovela vazhdon, Nico Williams merr numrin legjendar të klubit

Ndërsa emri i Nico Williams vazhdon të jetë kryefjala e merkatos spanjolle, Athletic Bilbao mbeten të vendosur të mbajnë në skuadër xhevahirin e tyre.

Klubi bask i ka besuar futbollistit fanellën me numrin 10 për sezonin e ardhshëm.

Nëpërmjet një videoje të publikuar nga klubi spanjoll në rrjetet sociale, shihet dorëzimi simbolik i fanellës nga Álvaro Djaló te Nico për fanellën me numrin 11.

Williams ka marrë tashmë akoma më shumë besim nga klubi i Bilbaos.

Fanella me numrin 11 mbahej nga Iker Muniain, ish-kapiteni që u largua nga baskët në fund të sezonit të kaluar pas 15 vitesh në klub.

Në video shihet qartaz edhe kur Williams printon vetë fanellën e re, duke qenë tejet i lumtur.

Gjithsesi, ditën e dielë, mediat spanjolle raportuan se Barcelona dhe Nico Williams kanë gjetur gjuhën e tyre të përbashkët dhe se presidenti Joan Laporta është shumë optimist për këtë transferim.

Mbetet të shihet nëse telenovela e këaj vere do të shtrihet deri në ditën e fundit të merkatos.

 

Po ndodh...