Tersi ndjek Alegrin, Milani humbet sulmuesin për javën e parë të Seria A
19 Gusht 2025, 13:18 / SPORT
Milani e ka humbur Rafael Leaon për ndeshjen e javës së parë. Sulmuesi nuk do të jetë në dispozicion të Alegrit ndaj Kremonezes, pas dëmtimit që pësoi kundër Barit në Kupën e Italisë.
Leoa është alternativë e preferuar në sulm për Alegrin. Ky i fundit duhet t’i bëjë llogaritë pa futbollistin portagez, ndërsa në dyshim mbetet edhe transferta e Leçes.
Leoa u zëvendësua pasi kishte shënuar golin e parë ndaj Barit. Futbollisti i Milanit nuk ia doli të vazhdonte më tej duke lënë fushën pas 17 minutave lojë.
“Futbollisti nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen kundër Kremonezes, ndërsa do të vlerësohet gjendja e tij çdo ditë për transfertën e Leçes”, shkruhet në komunikatën e Milanit.
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
