Trajneri i Manchester United, Amorim: Këto humbje janë poshtëruese

3 Shkurt 2025, 14:37 / SPORT ALFA PRESS

Trajneri i Manchester United, Amorim: Këto humbje janë

Pas disa rezultateve të mira, skuadra e Manchester United zhgënjeu në takimin e fundit në Premier League, ku u mund në “Old Trafford” 0-2 nga Crystal Palace.

“Ne po përpiqemi gjithçka për të përmirësuar ekipin, por pa bërë gabimet e së kaluarës dhe duke u përpjekur të balancojmë urgjencën e momentit”, tha trajneri i United, Ruben Amorim.

Merkato e janarit ka sjellë deri tani vetëm mbrojtësin e majtë Patrick Dorgu nga Lecce.

“Ne i dimë të gjitha aspektet e klubit tonë.  Ka edhe një ditë.

Le të presim derisa dritarja e merkatos së janarit të mbyllet”, shtoi trajneri portugez.

“Humbja ndaj Palace në fushën tonë nuk ishte e turpshme, ishte poshtëruese.

Nuk e di përse ndodhi kjo ulje e përqendrimit. Reagimi ishte i dobët dhe larg pritshmërisë, ndaj puna që duhet bërë është e madhe”, tha Amorim.

 

Po ndodh...

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128