Trofeu i 15-të në histori, Real Madrid fiton Champions League

Real Madrid ka fituar për herë të 15-të në histori trofeun e Champions League.
Në finalen e madhe, të “Wembley” në Londër spanjollët ia arritën të mundin me rezultatin e pastër 2-0, Borussia Dortmund.
Dominues total të të sfidës ishin gjermanët, mirëpo një super Thiabout Courtois, ndali çdo rast të “verdhezinjve”, derisa Carvajal e Vinicius Junior lëshuan kundërpërgjigjen spanjolle, me dy golat e tyre në fundin e pjesës së dytë e më konkretisht në minutat 74’ e 83’, për të “vulosur” gjithçka.
Kështu, siç theksuam edhe më lart, “Galaktikët” fituan të për herë të 15-të trofeun e UEFA Champions League, më shumë se çdo klub tjetër.
Ndërkaq, duhet kujtuar se ky është edicionin e fundit i këtij kompeticioni me këtë format, pasi duke filluar që nga sezoni i radhës do të ndryshojë gjithçka dhe me rregullat e reja pritet të ketë edhe jo pak surpriza.
-
Dortmund-Real/ Goli i sigurisë, Vinicius Junior dyfishon shifrat
1 Qershor, 22:51 -
-
-
Dortmund-Real/ Goli i sigurisë, Vinicius Junior dyfishon shifrat
1 Qershor, 22:51 -
-
Po ndodh...
Amerika mund të tërhiqet nga Europa, por jo nga SPAK
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



