
Vendimi/ Juventusi përfundimisht largon trajnerin Tiago Mota

23 Mars 2025, 11:33 / SPORT

Juventusi tashmë ka vendosur për të ardhmen e Tiago Motës. Ai do të shkarkohet nga pankina bardhezi.
Ky vendim është marrë për shkak të një sërë paraqitjesh zhgënjyese, duke përfshirë humbjet e rënda ndaj Fiorentinës dhe Atalantës.
Mediat italiane bëjnë të ditur se pasuesi i tij do të jetë Igor Tudor i cili ka qenë pjesë e klubit si lojtar në sezonin 2006-2007.
Ai tashmë ka rënë dakord që të bëhet trajneri i ri me një kontratë deri në qershor, me një opsion për t’u zgjatur deri në vitin 2026 ndërsa zyrtarizimi është çështje orësh.
“Zonja e Vjetër” aktualisht ndodhet në vendin e pestë në Serie A, një pikë mbrapa Bolonjas, me synimin për t’u kualifikuar në Ligën e Kampioneve.

ide

Koha nuk i dha të drejtë Rama& Berishës, për asgjë deri tani
Nga Preç Zogaj

Katet Rama-Berisha kanë hipotenuzë mashtrimin!
Nga Azgan Haklaj

Berishës dhe Ramës kurrizin, aman Bashës...dhëmbët!
Nga Namir Lapardhaja
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128