Vetëm 29 minuta në fushë, Neymar largohet nga fusha i dëmtuar
Rikthimi i tij në fushë pritej me bujë e ashtu ndodhi, por Neymar nuk është koma gati për ngarkesën e plotë.
Ylli Brazilian i cili prej më tepër se 1 viti nuk luan, ishte pjesë e përballjes në Champions Leaguen e Azisë, mes Al Hilal dhe Esteghal, sfidë e mbyllur në shifrat 3-0. 32-vjecari luajti vetëm 29 minuta në fraksionin e dytë, për shkak të një shqetësimi në këmbë, e u detyrua të dilte nga loja.
Të gjithë u shqetësuan për dëmtimin e tij, por ishte vetë Neymar që më pas njoftoi në rrjetet sociale se gjithçka ishte në rregull, por kishte pësuar një dhimbje si një ngërç, gjë për të cilën e kishin këshilluar dhe mjekët.
“Ndihej si një ngërç, vetëm shumë i fortë! Do të bëj disa teste dhe shpresoj që të mos jetë asgjë shumë serioze. Është normale që kjo të ndodhë pas një viti, mjekët më kishin paralajmëruar tashmë, ndaj duhet të jem i kujdesshëm dhe të luaj më shumë minuta”, shkroi sulmuesi në rrjetet sociale.
Neymar Jr ka luajtur vetëm 7 ndeshje me Al Hilal, që prej transferimit të tij nga PSG, teksa i kushtoi klubit arab afro 100 milionë dollarë.
Paparashikueshmëria, prova e pavarësisë së drejtësisë
ide
Socialistët edhe sikur të mos ekzistonte ‘Sali Berisha’, do duhet ta shpiknin atë
Një idiotizëm i ri politik: “grusht shteti” i qeverisë kundër opozitës
top
receta Alfa
TRENDING
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128