
VIDEO/ Fitore e thellë e Bayern ndaj Leverkusen në Champions, një gol në fund nderon Liverpool në Paris, Barcelona vuan por ia del ndaj Benficas

Përfunduan ndeshjet e para të këtij raundi në Uefa Champions League. Në supersfidën mes dy gjigandëve gjermanë, Bayern triumfoi pastër 3-0 ndaj Leverkusen. Kane shkëlqeu me dopietë ndërsa gol realizoi edhe Musiala. Të besuarit e Alonsos luajtën me një lojtar më pak, pas daljes me karton të kuq të Mukiele në minutën e 62’. Kështu, Bayern hedh një hap të madh drejt kualifikimit në fazën tjetër.
???????????? GOAL | Bayern Munich 3-0 Bayer Leverkusen | Harry Kane
HARRY KANE MAKES IT THREE !!!!!!!!!!!!!!!!pic.twitter.com/NTAHcCh4Vh
— Tekkers Foot (@tekkersfoot) March 5, 2025
Në Paris, takimi PSG-Liverpool përfundoi 0-1 në favor të ekipit anglez. Për t’u theksuar një gol i anuluar i Kvaras për offside, pas 20 minutash lojë. Në minutën e 87-të, Elliot ndëshkoi kampionët e Francës, duke ngritur në festë tifozët miq.
Barcelona vuan por fiton 0-1 ndaj Benficas. Takimi u komplikua për katalanasit në minutën e 22-të, pas daljes me karton të kuq të Cubarsit. Heroi i ekipit të Flick ishte Raphinha, me golin e tij në minutën e 61-të. Me interes të madh pritet të shihen ndeshjet e kthimit.

Enkelejdi i vogël në politikën e madhe
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128