
Inzaghi elozhe Asllanit: Kurrë s'kam pasur dyshime, bëri një ndeshje të shkëlqyer

Interi fitoi mbrëmjen e 5 marsit 0-2 në Rotterdam kundër Feyenoord, për sfidën e parë në fazën e 1/8 të Champions League.
Titullar në këtë duel luajti edhe Kristjan Asllani, me mbrojtësin e Kombëtares që për 81 minuta mori notën 7,2 sipas "SofaScore", duke qenë mes më të mirëve për zikaltërit.
Pas ndeshjes diçka të tillë e veçoi edhe trajneri Simone Inzaghi, që tha se nuk ka pasur asnjëherë dyshime për cilësitë e Kristjanit.
Numri një i pankinës së Interit tha se duhet kujdes në ndeshjen e kthimit kundër Feyenoord, me ekipin e tij që do jetë kompetitiv në të treja frontet.
"Asllani dhe Zielinski? Nuk kam pasur kurrë dyshime për ta.
Ata bënë një lojë të shkëlqyer. Më pas, normalisht që unë jam këtu për të bërë zgjedhje të vazhdueshme.
Çalha dhe Miki kishin luajtur ndaj Napolit dhe unë zgjodha t’i ndryshoja pa i mërzitur.
Duam të vazhdojmë rrugëtimin tonë në Champions League, në kampionat dhe në Kupën e Italisë.
Është vetëm gjysma e parë, Feyenoord ka shënuar 3 gola në Manchester. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm”, tha mes të tjerash Inzaghi.

Enkelejdi i vogël në politikën e madhe
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128