Rama postoi videon me Engjëll Agaçin, Berisha: Nëse ka bërë të sëmurin imagjinar, atëherë është i pashpresë

6 Mars 2025, 12:54 / POLITIKË ALFA PRESS

Rama postoi videon me Engjëll Agaçin, Berisha: Nëse ka

Pasi kryeministri Edi Rama postoi nga Kryeministria video me Sekretarin e Përgjithshëm, Engjëll Agaçin, ka reaguar kreu demokrat Sali Berisha, i cili tha nëse ka qenë sëmurë siç pretendon, i uron shërim të shpejt.

Por, më tej kreu demokrat tha se nëse ka bërë të sëmurin imagjinar, atëherë është i pashpresë.

Berisha: Komenti im është ky.

Në rast se ai është operuar, unë kam koment si për çdo të sëmurë: shërim të plotë.

Në rast se ai për llogari të vetes dhe Edi Ramës ka bërë të sëmurin imagjinar, atëherë ai është i pashpresë.