U arrestua për gjobëvënie, gjykata merr vendimin për Jetmir Llanajn! Avokati: Masa është dhënë për të tjera qëllime

6 Mars 2025, 12:01 / AKTUALITET ALFA PRESS
U arrestua për gjobëvënie, gjykata merr vendimin për Jetmir

Në gjykatën e Lezhës, u mbajt seanca ndaj Jetmir Llanaj, 46 vjeçari i cili akuzohet si pjesë e një grupi prej 5 personash që vendoste gjoba tek biznesi.

Gjykata e la në burg 46-vjeçaritn, por kjo u kundërshtua nga avokati i tij. Në një deklaratë për mediat, avokati Marash Ibraj tha se masa është e paligjshme dhe se ka qëllime të tjera për fushatën.

Sipas policisë, Llanaj përdorte 2 të mitur dhe 2 persona të tjerë qe i dërgonte tek bizneset duke përcjellë mesazhet e tij te kërcënimeve për përfitim pasuror te padrejte.

Hetimet ndaj këtij grupi kishin nisur 3 muaj para se te kryhej operacioni i policie pas indicieve të marra.

Gjatë kësaj kohe grupi ishte mbajtur nën vëzhgim dhe përgjoheshin duke plotësuar të gjitha provat. Dy të miturit u kapën në flagrancë duke tentuar të merrnin një shumë parash tek një biznes dhe pas ndalimit te tyre dhe të një 39-vjeçari në flagrance u realizua edhe operacioni për kapjen disa ditë më vonë të Jetmir Llanaj.

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128