Celibashi e pranon: Regjistrimi i diasporës mund të ishte shtyrë! Ja si po kërcënohet transparenca në zgjedhje

6 Mars 2025, 11:56 / POLITIKË ALFA PRESS

Celibashi e pranon: Regjistrimi i diasporës mund të ishte shtyrë!

Vota e diasporës për vetë specifikën e saj ka një mision të vetëm dhe të qartë.

Ky mision i diasporës është transmetimi i një standarti demokratik jetese të ngjashëm me atë të vendeve ku jetojnë, pra ku shteti ligjor sundon, ku vota nuk shitet e blihet, ku fjala e lirë garantohet, ku prona është e shenjtë dhe e paprekshme, ku institucionet funksionojnë për qytetarët dhe nuk pushtohen nga korrupsioni.

Duke qenë se interesi ka qenë i lartë nga diaspora, kjo gjë i bëri socialistët të refuzonin dhe propozimin për shtyrjen e afatit të regjistrimit.

Lidhur me këtë çështje, kreu i KQZ, Ilirjan Celibashi në studion e ‘KAFE SHQETO’ u shpreh se ky vendim erdhi pasi nuk kishte dakordësi ndërmjet palëve, edhe pse kishte propozuar që që të paktën për këta që janë refuzuar të shyhej afati dhe të riaplikonin sërisht dhe KQZ në këtë proces të kishte mundësi t’i asistonte, sërish kjo gjë nuk ndodhi.

Ilirjan Celibashi: "Procesi ka qenë në përputhje me parashikimet e ligjit. Opozita kërkoj që të shtyhej afati për të gjithë, për 3-4 ditë, diçka e tillë se më shumë se data 9 ne nuk e shtynim dot.

Megjithatë, deri nga data 7 do të ishtë okej sepse procesi u mbyll në datën 4 dhe ne kemi dy ditë qe e shqyrtojmë dhe akoma nuk ia kemi dalë që t;i përfundojmë shqyrtimet. Ideja ishte që ta shtynim deri në datën 7 të paktën. 

Nuk pati dakordësi ndërmjet palëve, dhe iu propozova atyre një variant tjetër që të paktën për këta që janë refuzuar të shyhej afati dhe të riaplikonin sërish dhe KQZ në këtë proces të kishte mundësi t’i  asistonte. Nuk u gjet dakordësia edhe për këtë kështu që jemi në fazat që jemi, që në fund të fundit është tërësisht ligjore dhe u dakordësuam të gjithë ku procesi vazhdojë deri më datën 4 mars.

Personalisht, dhe jo për të dalë si’burrë i mirë’ me opozitën, nuk do të ishte ndonjë problem nëse do të shtyhej deri në datën 7 sepse edhe nga pikëpamja teknike, sistemi e mundësonte këtë gjë.

Këtë e kam thënë publikisht edhe herët e tjera. Veçanërisht në një realitet të tillë politik, sikurse është Shqipëria vëmendje të shtuar do duhet të kemi ndja atyre kërkesave apo shqetësimeve që sjell opozita".

Si po kërcënohet transparenca në zgjedhje?

Zgjedhjet e përgjithshme të 11 majit janë tashmë vetëm tre muaj larg, dhe dy partitë kryesore pritet të gjejnë mirëkuptimin për ndryshimet e fundit në Kodin Zgjedhor, që të lehtësohet sa më shumë të jetë e mundur votimi i diasporës, e cila jozyrtarisht përbën afro një të tretën e regjistrit të zgjedhësve, i cili përmban 3.7 milionë votues.

Në Kodin Zgjedhor nuk u përfshinë reformat e kërkuara nga ekspertët ndërkombëtarë të OSBE/ODIHR-it, të cilët kanë renditur si shqetësime kryesore të zgjedhjeve shqiptare komisionerët militantë partiakë, përdorimin e burimeve shtetërore në fushata zgjedhore, si dhe ngushtimin e hapësirave për blerje votash, kërcënim dhe presione ndaj votuesve.

Ilirjan Celibashi, kreu i Komisionit qendror të zgjedhjeve nga studioja e ‘Kafe Shqeto’ tha se: "Në folëm për ato që janë paraqitur sot në KQZ, jo në procese të tjera, për ato gjithsesi prej nesh ka përshtypjet e veta, në fund të fundit.

Nxitja e mbështetësve të tu, kujdesi për mbështetësit e tu si parti politike, për të marrë pjesë në procesin zgjedhor, për t’u angazhuar aty për të shtuar numrat, jo nëpërmjet shit-blerjes apo intimidimit, është një gjë që ndodh kudo në botë.

Kam dëgjuar plot raste, por është tjetër të dëgjosh e të flasësh, e tjetër gjë që në mënyrë konkrete e të provuar me fakte, se çfarë është duke bërë x apo y i mazhorancës apo qeverisë.

Edhe nga institucionet e tjera, pa mrrë parasysh që të jem zëdhënësi i tyre,  e kam fjalën për organet e ndjekjes penale, duke qartë se ka një angazhim të shtuar lidhur me fenomenin e paligjshmërisë zgjedhore.

E kam fjalën për SPAK, prokurorinë e përgjithshme apo ato të juridiksionit të përgjithshëm, ku struktura dhe mënyra e organizimit të punës së tyre, janë dalluar për mirë".

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128