
Sali Berisha sposton Metën në Fier, kreu i PD nuk e mohon: E sigurt që është në Listë të Mbyllur!

Kryetari i PD Sali Berisha ka deklaruar se Ilir Meta do të jetë pjesë e listave të sigurta të PD për zgjedhjet e 11 majit.
I pyetur pas lajmit të publikuar në Alfapress.al nëse Meta do të jetë pjesë e garës në qarkun e Fierit, Berisha u shpreh se janë persona të tjerë ata të cilët po merren me negociatat, por një gjë është e sigurt, që Meta do të jetë pjesë e Parlamentit të ri.
Sali Berisha: Ilir Meta do të jetë në listat e sigurta të PD dhe koalicionit mbi votat dhe rezultatet elektorale të PL dhe jam i bindur se prania e tij në lista, nxitje për të gjithë shqiptarët që besojnë se një Shqipëri e lirë nuk ekziston me të burgosur politikë dhe që vlerësojnë kontributin e tij në politikë.
Osman Stafa: A do të jetë pjesë e listave në Fier?
Berisha: Janë të tjerë që merren me negociatat.

Lista e mbyllur!
ide

Drejtësia, kryefjala e zgjedhjeve parlamentare të 11 majit

A po i jep të drejtë koha Lulzim Bashës?

top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128