
Rama nuk kursen Berishën: Imagjinoni nga dritarja ime të jap urdhra vrasjeje, Altin Dumani aty ishte por shpatën ia dhamë ne


Kryeministri Edi Rama ka reaguar me tone të ashpra dhe ironi ndaj kritikave të ish-kryeministrit Sali Berisha, duke theksuar se proceset hetimore dhe arrestimet e zyrtarëve të lartë nuk do të ishin të mundura pa reformën në drejtësi të ndërmarrë nga qeveria e tij.
Në një deklaratë të gjatë, Rama u shpreh se për dekada me radhë, drejtësia ka qenë e kontrolluar nga politika dhe se sot SPAK vepron i pavarur, duke sjellë për herë të parë një realitet të ri.
Ai ironizoi Berishën për qëndrimet e tij, duke e paralajmëruar të mos përdorë figurat fetare për të shprehur mllefet e tij politike.
Edi Rama: Lërja punës së zotit këtë orën kur na merr. Kur përmend Profetin, më dëgjo mua bëj shumë kujdes. Mos nxjerr profetin përpara për të nxjerrë mllefet e tua. Nëse ke helme për të nxjerrë dhe nëse ke mallkime për të bërë. Besoj se është e kotë të luftohet me gjithë këtë llum, por kush sulmon duhet të provojë atë që thotë. Sa i përket arrestimeve duhet ta dish ti dhe të gjithë, kjo ditë e arrestimeve, hetimeve të personave në pushtet politik, qofshin ministra a kryetar bashkie, nuk do vinte kurrë o ti miku im, pa mua dhe pa PS. Nuk do vinte kurrë se po të vinte do kishte ardhur nga 1912. Deri kur un dhe PS të gjithë bashku bëmë reformën në drejtësi, as ti as yt atë as stërgjyshi që kanë jetuar në këtë vend e u prehtë në paqe kush nuk jeton më, nuk kanë parë asnjë gjë të tillë siç po shohin sot.
Pyetja është si ka mundësi që nuk u bë një hetim, si nuk u thirr një njeri në prokurori. Kështu pushkatime e varje në litar me gjykata nga regjimi përkatës ka pasur plot. Po flas për prokurorët e gjykatës të pavarur. Unë dhe skuadra ime vendosëm diçka që se ka bërë askush më parë. Vendosëm t’i dorëzojmë drejtësisë shpatën e ndëshkimit që ka qenë në duart e pushtetit politik duke goditur kë ka pasur oreks të godasë. Këtu ka ndodhur, imagjino të ndodhte sot që të mblidhej këtu posht dritares sime një popull i tërë dhe nga kjo zyrë të jepej urdhër për të qëlluar dhe të qëlloheshin më plumba dhe të vdisnin 4 vetë të pafajshëm, të parrezikshmë.
Dhe prokurori, imagjino SPAK të lëshonte urdhra arresti për një numër personash përgjegjës për gjithë procesin dhe unë t’i jepja urdhër Drejtorit të Policisë, hec, nuk arrestohet askush. Me forcën e policisë të merrja në mbrojtje persona që i kërkon SPAK. Kjo ka ndodh në Shqipëri morë miku im jo para 100 vjetësh por shumë pak kohë më parë, para se unë të vija në këtë zyrë. Si shpjegohet kjo që tani duket e pamundur. Na ra nga qielli kjo? Apo e solli Amerika me aeropolan apo Europa me vapor. Këtë e bëri ky që sheh këtu dhe ata që e shkruan dhe e votuan me vullnet të plotë.
Altin Dumanin për të cilin kam shumë respekt dhe ia kam shprehur solidaritetin kundër qendërisë që i turret, ka qenë aty prokuror i Republikës, por nuk kanë pasur fuqinë që kanë sot, se shpatën e ndëshkimit e mbante kush rrinte në këtë zyrë more zotëri dhe e përdorte për hesapet e veta.

Enkelejdi i vogël në politikën e madhe
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128