VIDEO/ Fitore me shkëlqim në Napoli, Interi i Inzaghit komandon Serie A

Interi merr vendin e parë në klasifikim pas fitores së pastër 0-3 ndaj Napolit. Zikaltërit e Inzaghit arritën te goli që në minutën e 12-të me Thuram, por goli u anulua për pozicion të parregullt. Napoletanët nuk qëndruan “duarkryq”. Kampionët e Italisë lëshuan sinjale të qarta pak më vonë me Elmas, goditjes së të cilit iu përgjigjën më së miri reflekset e Yan Sommer.
Skuadra nga Milano ishte me fat në minutë ne 36-të, kur vetëm shtylla i mohoi golin një perle të Politanos. Interi shkoi në dhomat e zhveshjes me avantazhin në xhep. Një gol për panoramë i Hakan Calhanoglu i mahniti të gjithë në shkallët e stadiumit.
Pjesa e dytë nisi mirë për të besuarit e Mazzarrit. Sërish protagonist “gardiani” zikaltër, që ndali Kvara-n. Pas një ore lojë, disa pasime të shpeshta të mysafirëve lënë gojëhapur Napolin, kombinimi Martinez-Barella u finalizua në mënyrë perfekte nga mesfushori italian. Në fund pati kohë edhe për një gol të Thuram.
-
-
Spektakël dhe tension, barazim me gola në derbin Tirana-Partizani
3 Dhjetor, 21:46 -
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
"Dënim paraprak për Belinda Ballukun", përgjigje për Baton Haxhiun
Teatri që fsheh prapaskenën
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128



