VIDEO/ Kaos në Gjermani, dy penallti të çuditshme shkaktojnë diskutime të mëdha
8 Tetor 2024, 16:13 / SPORT

Magdeburg dhe Greuther Furth barazuan 2-2 në ndeshjen e kampionatit, që shkoi për llogari të Bundesligës 2. Për tej rezultatit, bënë bujë dy episode mjaft interesant.
Portieri i mysafirëve, Noll i jep topin mbrojtësit për të nisur lojën, por prekja me dorë e Jong konsiderohet 11-metërsh nga gjyqtari i takimi, i cili nuk heziton të drejtojë gishtin nga pika e bardhë.
Një tjetër rast i takon minutës së 40-të. Lojtari i Greuther Furth pengohet jashtë zone, me arbitrin Dankert që lejon vazhdimin e lojës, por diçka e tillë nuk është kuptuar nga futbollisti vendas që prek topin me dorë brenda zonës. Nuk pati dyshime, 11 metërsh për Furth. Këto dy episode shkaktuan diskutime të mëdha në opinionin sportiv në Gjermani.
Po ndodh...
Si i "mashtroi" Lulzim Basha demokratët për Sali Berishën!
Nga Ermal Peçi
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
