VIDEO/ Vetëm Ronaldo di të shënojë penallti, shokët e tij i humbasin të gjitha dhe eliminohen nga Champions e Azisë

Kristiano Ronaldo ka dështuar në një tjetër objektiv që kishte me skuadrën e Al Nasr, duke u eliminuar sot në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve të Azisë.
Një eliminim i cili ka ardhur me penallti, ku “ekspertët” milionerë të skuadrës saudite, gabuan gjuajtjet e tyre përballë skuadrës së Al Ain të Emirateve të Bashkuara Arabe.
Al Ain kishte fituar ndeshjen e parë 1-0 në fushën e vet, ndërsa sot ishte në avantazhin e dy golave në pjesën e parë.
Por ekipi i Al Nasr çoi sfidën në 3-2 në kohën e rregullt, duke bërë që për fituesin të luheshin edhe shtesat.
Miqtë realizuan në minutën e 105-të, por një penallti e Ronaldos ktheu përsëri shifrat në 4-3, duke bërë që tashmë të ishin penalltitë përcaktuese.
Nëse skuadra mike shënoi të tre tentativat e saj, për çudinë e të gjithëve ishte vetëm Ronaldo ai që realizoi saktësisht nga pika e bardhë pasi Brozoviç, Tejes dhe Otavio gabuan gjuajtjet e tyre, duke i dhënë kualifikimin ekipit kundërshtar.
Brozović ❌
— CBS Sports Golazo ⚽️ (@CBSSportsGolazo) March 11, 2024
Telles ❌
Ronaldo ✅
Otávio ❌
Cristiano was the only one of Al-Nassr's four penalty takers to score from the spot in the shootout ???? pic.twitter.com/WiLyZk881l
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

