Lajme flash

Wanda Nara blinte dhurata me kartën e Icardit për futbollistin tjetër, prapaskenat e tradhtisë

14 Prill 2025, 20:53 / SPORT ALFA PRESS

Wanda Nara blinte dhurata me kartën e Icardit për futbollistin
Bëmat e Wanda Narës nuk kanë fund dhe çdo ditë e më shumë dalin në skenë ngjarje të prezantueses argjentinase në vitet e martesës së saj me Mauro Icardin. Më e fundit, ka të bëjë me periudhën kur ajo e tradhtoi me ish-sulmuesin tjetër të Interit, Keita Balde.

Uanda Nara ka pranuar se kishte një marrëdhënie mes të dyve, por kur gjithçka me Icardin kishte përfunduar, sipas saj.

Por në fakt, informacionet e fundit nga Gazzetta dello Sport, tregojnë se Uanda Nara në atë periudhë ishte ende me Icardin dhe shfrytëzonte maksimalisht edhe pasuritë e këtij të fundit.

Wshtë zbuluar se ajo i kishte bërë dhurata Keita Balde gjatë periudhës kur kishin pasur këtë histori mes tyre. “Ajo i ka blerë dy orë dore Rolex dhe i ka blerë me kartën e kreditit të Icardit”, thuhet në median italiane, ku janë të sigurt se kjo ka qenë një nga “provat” që ish-bashkëshorti i saj ka paraqitur në gjykatë kur kërkoi divorcin.

 

Po ndodh...