Zbulohet paga, ja sa do të përfitojë Sylvinho nga kontrata e re
25 Korrik 2024, 17:07 / SPORT

Tjetër kontratë me kohëzgjatje 17 muaj, me objektivin që është kualifikimi i parë i Shqipërisë në finalet e Kupës së Botës.
Rinovimi i trajnerit Sylvinho dhe stafit të tij, i përbërë nga Dorival dhe Zabaleta u shoqërua edhe me rritje të pagës.
Nëse kontrata e mëparshme kishte vlerë 1,1 milionë euro, nga ku 750 mijë euro i përfitonte trajneri dhe pjesa tjetër ndahej për asistentët, tani shifra është më e lartë.
Vlera e përgjithshme e kontratës së re është rreth 1,5 milionë euro. Nga kjo shifër, 1 milionë euro do ti përfitojë trajneri Sylvinho dhe 500 mijë euro do të ndahen mes Dorival dhe Zabaletës.
Ashtu si në kontratën e mëparshme, stafi do të përfitojë bonus të konsiderueshëm nëse arrihet objektivi i kualifikimit në Botërorin 2026.
-
Përfundon “telenovela” Calafiori, italiani transferohet tek Arsenal
25 Korrik, 16:55 -
Futbolli nis me skandal, Maroku mund 2-1 Argjentinën mes kaosit
25 Korrik, 16:41
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128


