Zyrtare/ “Tërmet” te Barcelona, klubi ndan rrugët me trajnerin Xavi

24 Maj 2024, 15:11 / SPORT ALFA PRESS

Zyrtare/ “Tërmet” te Barcelona, klubi ndan rrugët me
Xavi Hernandez nuk është më trajneri i Barcelonës. Lajmi është dhënë nga katalanasit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Presidenti i FC Barcelonës, Joan Laporta e informoi Xavi Hernández këtë mëngjes se ai nuk do të vazhdojë si trajner për sezonin 2024-2025.  FC Barcelona dëshiron të falënderojë Xavi për punën e tij si trajner, i cili i shton një karrierë të pashembullt si lojtar dhe kapiten skuadre dhe i uron atij fat”,  – shkruan klubi.

Kujtojmë se Xavi fillimisht pati dhënë dorëheqjen para disa muajsh, por më vonë ndryshoi qëndrim, ndërsa tashmë duket se nuk ka më kthim mbrapa.

44-vjeçari numëron 141 ndeshje në krye të kësaj skuadre, me ekipin që ka marrë mesatarisht 2.06 pikë për ndeshje. Barcelona është në kërkim të një trajneri, i aftë të rikthejë skuadrën në nivelet më të larta në Europë.

 

 

Po ndodh...

ide