ZYRTARE/ Nevil Dede rikthehet në Superiore, firmos me pretendentët
4 Maj 2026, 20:24 / SPORT

Klubi i Egnatias ka zyrtarizuar emërimin e Nevil Dedes si trajnerin e ri të skuadrës.
Tekniku e kishte konfirmuar arritjen e marrëveshjes që mbrëmjen e djeshme, ndërsa sot erdhi edhe prezantimi zyrtar nga ana e klubit rrogozhinas.
Dede merr drejtimin e ekipit si pasardhës i Edlir Tetovës, duke nisur kështu një kapitull të ri në karrierën e tij. Në njoftimin e shpërndarë, Egnatia thekson se ky rrugëtim nis me ambicie të mëdha dhe objektiva të qartë për pjesën e mbetur të sezonit.
Klubi i uroi mirëseardhjen trajnerit të ri, duke shprehur besimin për sukses në këtë sfidë të re profesionale.
Ky ndryshim në pankinë vjen në një moment kyç për ecurinë e skuadrës në kampionat.
Po ndodh...
Sali Llapa
Nga Bato Kosova
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128