Zyrtare/ Përforcimi i katërt, Tirana prezanton anësorin kosovar

14 Qershor 2024, 15:57 / SPORT ALFA PRESS

Zyrtare/ Përforcimi i katërt, Tirana prezanton anësorin kosovar
Klubi i Tiranës ka filluar prej disa ditësh prezantimet e afrimeve të merkatos së verës, që do të ndihmojnë bardheblutë në Ligën e Konferencës, por edhe në edicionin në vazhdim.

Përforcimi i radhës i prezantuar sot është në mbrojtje, me një futbollist të krahut të majtë që vjen nga kampionatit kosovar.

Qëndrim Ismajli është përforcimi i ri nga radhët e Gjilanit. Mbrojtësi i krahut të majtë vjen për të përforcuar prapavijën e bardhebluve nga e cila ka pasur jo pak largime gjatë kësaj vere.

NJOFTIMI I TIRANËS:

Mirësevjen Qëndrim Ismajli

Klubi i Futbollit Tirana njofton se mbrojtësi i majtë Qëndrim Ismajli është zyrtarisht futbollisti më i ri i skuadrës.

Mbrojtësi 25-vjeçar afrohet te Tirana nga kampionati i Kosovës, ku sezonin e fundit ka spikatur me Gjilanin, duke qenë ndër më të dalluarit në kampionat.

Klubi i Tiranës i uron mirëseardhje Ismajlit dhe suksese në aventurën e tij të parë në kampionatin shqiptar.

 

Po ndodh...