Studentët pushtojnë rrugët e Tiranës, bashkohen në bulevard, nisen drejt Kryeministrisë

2 November 2026, 14:45 / AKTUALITET ALFA PRESS

Studentët pushtojnë rrugët e Tiranës, bashkohen në

Revolta studentore kundër qeverisë së Edi Ramës vijon edhe në ditën e 21-të, me të rinjtë që kanë dalë sërish në rrugët e Tiranës për të kërkuar largimin e kryeministrit.

Studentë nga fakultete të ndryshme kanë marshuar në disa akse të kryeqytetit, duke lënë auditorët dhe duke iu bashkuar protestës kombëtare.

Marshimet janë bashkuar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga ku studentët janë nisur në drejtim të Kryeministrisë.

Me thirrjet për dorëheqjen e Edi Ramës, ata vijojnë të këmbëngulin se nuk do ta ndalin revoltën pa plotësimin e kërkesës së tyre kryesore.

Po ndodh...