Tebas sulmon Real Madridin: Është klubi më rebel në Spanjë!

Presidenti i La Liga-s, Javier Tebas, ka ndezur sërish debatin me Real Madridin, duke e cilësuar klubin madrilen si “skuadrën më rebele” në futbollin spanjoll.
Në një deklaratë për gazetën “Diario AS”, Tebas u shpreh hapur për diferencat që ekzistojnë mes tij dhe drejtuesve të Real Madridit sa i përket mënyrës se si duhet të menaxhohet futbolli.
“Real Madrid është skuadra më rebele në Spanjë, sepse drejtuesit e tij e kuptojnë futbollin në një mënyrë që unë nuk e ndaj”, deklaroi Tebas.
Deklarata e kreut të La Liga-s vjen në një periudhë kur marrëdhëniet mes organizatës së kampionatit spanjoll dhe drejtuesve të Real Madridit, të udhëhequr nga Florentino Pérez, vijojnë të jenë të tensionuara.
Palët kanë pasur përplasje të vazhdueshme për çështje që lidhen me menaxhimin financiar, të drejtat televizive dhe projektet e ardhshme të futbollit spanjoll.
Në anën tjetër, Real Madridi ka kritikuar vazhdimisht drejtimin e futbollit spanjoll, përfshirë vendimet e arbitrave dhe Federatës, duke ngritur pikëpyetje për disa episode të ndodhura gjatë këtij sezoni.
Në kampionat, Real Madridi renditet aktualisht në vendin e katërt, me 15 pikë pas shtatë ndeshjesh në sezonin 2026/27.
Po ndodh...
Pasqyra ku nuk shihet asgjë
ide
Faik Konica, Njeriu-Histori dhe Historia-Njeri
Pse Rama nuk jep dorëheqjen?
Kurvat e vërteta të një shoqërie!
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
