Tornadoja godet Siçilinë, të plagosur dhe dëme të shumta

9 October 2026, 18:35 / BOTA ALFA PRESS
Tornadoja godet Siçilinë, të plagosur dhe dëme të

 

Një tornado e dyfishtë goditi të premten, më 9 tetor, bregdetin pranë Marsalës, në Siçilinë perëndimore të Italisë, duke shkaktuar dëme të shumta në ndërtesa, automjete dhe toka bujqësore. Fenomeni ekstrem u formua mbi det, pranë portit të Marsalës, përpara se dy kolonat e ajrit të lëviznin drejt tokës dhe zonës së Trapanit.

Si pasojë e motit të keq, shkolla Alcide De Gasperi, në lagjen Terrenove, pësoi dëme të rënda. Ndërkohë, në Petrosino, një automjet u godit nga tornadoja dhe përfundoi në një përrua.

Dy personat që ndodheshin brenda makinës mbetën të plagosur dhe u transportuan në spital për të marrë ndihmë mjekësore.

Pamjet e regjistruara nga bregdeti i Biscione, në Petrosino, pranë Sibilianës, tregojnë momentin kur tornadoja afrohet drejt tokës nga deti.

Fenomeni ekstrem la pas një gjurmë dëmesh në zonën bregdetare, ndërsa shërbimet e emergjencës ndërhynë për t’u përballur me pasojat.

Po ndodh...