
Përkujtohet sot në 102 vjetorin e lindjes, artistja Marie Logoreci

Marie Logoreci, artistja e kinematografisë shqiptare është përkujtuar sot me rastin e 102 vjetorit të lindjes.Logoreci lindi më 23 shtator 1920, në Shkodër.
Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka risjellë në kujtesë, në këtë përvjetor, aktoren e madhe shqiptare. Vokacioni i saj artistik do të shpalosej që kur ishte vajzë e re, teksa pati nisur të luante rolet e para në teatrin e shkollës. Talenti që zotëronte Maria, shkonte edhe në drejtim të muzikës.
Në vitin 1945, nisi të këndojë në valët e Radio Tiranës dhe repertori i saj u zgjerua në koncertet e njëpasnjëshme të mbajtura brenda dhe jashtë vendit. Mandej, në vitin 1947 u ngjit për herë të parë në skenën e Teatrit Popullor, për të mishëruar personazhin e Elmirës në kryekomedinë e Molierit, “Tartufi”.
Në ekranin e filmit do të plazmohej së pari në filmin “Skënderbeu”. Nuk do të mungonte as në filmin e parë shqiptar me metrazh të shkurtër, “Fëmijët e saj”, si edhe as në filmin e parë tërësisht shqiptar, “Tana”.
Disa prej roleve të saj të pritura më mirë nga publiku janë: Xhesi te “Çështja ruse”, Alisa Lengton te “Rrënjë të thella”, Kristina Padera tek “Komploti i të dënuarve”, Fatimja te “Halili dhe Hajrija”, Aljona Patrovna te “Gjashtë dashnorët”, Lokja tek “Toka jonë”, Gertruda tek “Hamleti”, Bernarda Alba te “Shtëpia e Bernarda Albës” dhe Gjela te “Përmbytja e madhe”.
Logoreci ndërroi jetë në moshën 66-vjeçare, si pasojë e një ataku kardiak.
Krahas urdhrave dhe medaljeve të shumta, artistja mban edhe titujt e lartë “Artiste e Popullit”, “Artiste e Merituar” dhe “Nderi i Kombit”.
-
Zaimina poston foton e veçantë për 6-mujorin e djalit
23 Shtator, 14:04 -
-
Inzaghi gradon Kristjan Asllanin e kuqezinjve, regjisor të Interit
23 Shtator, 11:07

ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128