Inzaghi gradon Kristjan Asllanin e kuqezinjve, regjisor të Interit

23 Shtator 2022, 11:07 / SPORT ALFA PRESS

Inzaghi gradon Kristjan Asllanin e kuqezinjve, regjisor të Interit

Simone Inzaghi mori dhe një herë besimin e presidentit Zhang, ky i fundit zhvilloi një vizitë blic dje në Milano, pikërisht për këtë, për të siguruar trajnerin se ka mbështetjen e tij, por sigurisht është koha për të reaguar, për tu kthyer te rezultatet pozitive. Inzaghi e di shumë mirë se besimi i presidentit nuk është një kartë e bardhë, çdo gjë e ka një limit.

Inzaghi po punon këtë periudhë me një grup shumë të reduktuar, me vetëm 8 lojtarë, pasi pjesa tjetër janë të angazhuar me përfaqësueset respektive. Inzaghi ka kohën e mjaftueshme për të përgatitur si duhet sfidën e radhës, atë kundër Romës në Serie A. Lajmi i mirë është rikthimi i Lukakut, ndërsa për Calhanoglu duhet edhe pak më shumë durim.

Në mungesë të Brozoviç, Inzaghi është i detyruar t’i besoj lojtarit të kombëtares sonë, Kristjan Asllanit. Mesfushori kuqezi ka treguar durim këtë periudhë, nuk është ankuar kurrë, pavarësisht se është lojtari i dytë me më pak minuta. Sipas mediave italiane, Inzaghi ka vendosur t’i besojë regjinë e ekipit pikërisht Asllanit, gjithnjë nëse gjërat shkojnë sipas parashikimeve. Nëse për mesfushën, Inzaghi nuk ka shumë dyshime, dilema më e madhe mbetet porta, Handanovic apo Onana. Kapiteni u rikthye sërish titullar, por nuk bindi me paraqitjen e tij.

 

Po ndodh...