U qëllua me breshëri plumbash, humb jetën 27-vjeçari shqiptar në Berlin
8 September 2026, 13:34 / AKTUALITET
Një shqiptar dyshohet se është vrarë në kryeqytetin gjerman, Berlin.
Lidhur me ngjarjen tragjike janë deklaruar Policia dhe Prokuroria. Sipas tyre, rasti ka ndodhur në lagjen "Neukoln".
Autoritetet e rendit potencojnë se orës 02:40, në kryqëzimin e rrugëve “Planetenstraße” dhe “Sonnenallee”, janë shkrepur disa të shtëna me armë zjarri ndaj një 27-vjeçari.
Ai nuk arriti t'ju bëjë plagëve dhe vdiq në vendin e ngjarjes.
Të dyshuarit, identiteti i të cilëve ende nuk dihet, janë larguar nga vendi i ngjarjes.
Hetimet, të udhëhequra nga Prokuroria e Berlinit, po vazhdojnë, veçanërisht për zbardhjen e motiveve dhe rrethanave të krimit.
Sipas mediave gjermane viktima është nga Maqedonia e Veriut.
Po ndodh...
ide
Insistimi tek krimi, arësyeja përse kryeministri Rama duhet të dorëhiqet
Nga Blendi Kajsiu
Edi Rama, Harari dhe algoritmi!
Nga Ermal Peçi
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128