Ukraina sulmon rëndë Rusinë, magazina dhe qyteti në flakë

3 August 2026, 23:17 / BOTA ALFA PRESS
Ukraina sulmon rëndë Rusinë, magazina dhe qyteti në

Në fillim një zhurmë në qiell dhe më pas shpërthimi në tokë. Një sulm me dron ukrainas ka goditur një depo që i përket Wildberries, shpesh e quajtur “Amazon” i Rusisë. Videoja tregon një shpërthim pranë një depoje në rajonin e Vladimir, rreth 180 km në lindje të Moskës. Wildberries është shitësi më i madh online me pakicë në Rusi, dhe është goditur vazhdimisht nga Ukraina në javët e fundit.

Ushtria e Kievit thotë se depot përdoren për të furnizuar forcat ruse, një pretendim që Moska e mohon. Dronët kanë përfunduar edhe në zona të tjera të shtetit që drejtohet nga Vladimir Putin.

Gjashtë persona besohet se kanë vdekur në plazhin pranë Gelendzhik, në Territorin Krasnodar të Rusisë, tre prej të cilëve të mitur, sipas guvernatorit rajonal. Rreth dyzet persona u plagosën, gjysma e të cilëve u shtruan në spital.

Presidenti ukrainas Voldymyr Zelensky akuzon homologun rus Vladimir Putin se kërkon ta “zvarrisë më tej këtë luftë”.

“Aktualisht, nuk mund të parashikojmë plotësisht se kur përpjekjet diplomatike do të japin rezultat, apo kur sanksionet dhe sulmet e Ukrainës kundër Rusisë do të arrijnë nivelin e duhur të presionit që të mos i lënë Rusisë alternativë tjetër përveç paqes, por ne do të punojmë fort që ta arrijmë këtë deri në vjeshtë. Megjithatë, ne e kemi të qartë se me kë kemi të bëjmë dhe dëshirën e Putinit për të zgjatur luftën. Ai po përgatitet për mobilizim dhe sulme të reja”, tha ai.

Ndërkohë, edhe Rusia ka kryer sulme duke shkaktuar viktima dhe dëme të konsiderueshme. Ushtria e Putinit, përveç disa rajoneve, goditi dhe katër anije që transportonin mallra për ushtrinë ukrainase në Detin e Zi dhe në portin e Nikolaev.

Po ndodh...

ide

Nga Ardi Stefa 17:39 IDE

Prova

Nga Ardi Stefa