Zhbllokimi i ngërçit për Presidentin, Oferta e re e Kurtit për PDK-në: Të votojmë ligjin për Dhomat Speciale, më pas Kreun e Shtetit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka modifikuar sërish ofertën e tij drejtuar Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për tejkalimin e ngërçit politik rreth zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit.
Përmes një deklarate për mediat, Kurti ka propozuar një marrëveshje me dy hapa brenda të njëjtës seancë parlamentare, ku pikë e parë do të jetë votimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe më pas votimi për kandidaten për presidente, profesoreshën Justina Shiroka-Pula.
Kreu i qeverisë i ka bërë thirrje të drejtpërdrejtë kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, që të dalë publikisht e të garantojë pjesëmarrjen e të gjithë deputetëve të grupit të tij parlamentar në procesin e votimit.
“Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, le të dalë publikisht sonte, pas meje menjëherë, që 22 deputetët e grupit parlamentar të PDK-së zotohen bashkë se marrin pjesë me votë në zgjedhjen për president, ne po ia votojmë projektligjin për Gjykatën Speciale paraprakisht,” deklaroi Kurti.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
"RNB-BNB", si thirrje për t’i dhënë fund tranzicionit!
Pse Rama e ka humbur pushtetin?
Atdheu pa semaforë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128

