100 ditë protestë para Kryeministrisë/ Të martë në orën 17.00 rrethohet Parlamenti

7 September 2026, 23:40 / POLITIKË ALFA PRESS
100 ditë protestë para Kryeministrisë/ Të martë në

Protesta qytetare kundër qeverisë ka mbërritur në ditën e 100-të, ndërsa pjesëmarrësit kanë vijuar të kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Tubimi i kësaj mbrëmjeje është shoqëruar me një tjetër akt simbolik. Protestuesit janë kapur dorë për dore dhe kanë krijuar një rreth të plotë përreth godinës së Kryeministrisë, ndërsa nga turma janë dëgjuar thirrje kundër qeverisë dhe në favor të largimit të Ramës.

Pas qëndrimit para Kryeministrisë, protesta është zhvendosur në rrugët e Tiranës. Pjesëmarrësit kanë marshuar me flakadanë të ndezur, duke vijuar aksionin e tyre edhe jashtë perimetrit të sheshit.

Organizatorët kanë deklaruar se protesta do të vijojë edhe në ditët në vazhdim dhe se nuk do të ndalen deri në realizimin e kërkesës së tyre për largimin e Edi Ramës nga pushteti.

Tubimi i radhës është paralajmëruar për nesër, para godinës së Parlamentit, pikërisht në ditën kur nis sesioni i ri parlamentar.

Për këtë arsye, pritet që zona pranë Kuvendit të jetë nën masa të shtuara sigurie, ndërsa protestuesit kanë bërë thirrje për vijimin e pjesëmarrjes në protestë.

Po ndodh...