Aksidenti në Gjermani, kush janë tre anëtarët e familjes shqiptare që humbën jetën
Personat që shikoni në foton e mësipërme janë tre anëtarët e familjes nga Ferizaj i Kosovës, të cilët humbën jetën në një aksident tragjik rrugor në Gjermani.
Bëhet fjalë për Tahir Aliun, 61 vjeç, djalin e tij Gentian Aliu, 34 vjeç, dhe nipin e familjes, Laurent Aliu, 16 vjeç. Të tre po ktheheshin drejt Gjermanisë pas pushimeve të kaluara në Kosovë, kur automjeti me të cilin udhëtonin doli nga rruga për shkaqe ende të paqarta.
Si pasojë e daljes nga rruga, makina ka rrëshqitur poshtë një argjinature, duke shkaktuar vdekjen e tre familjarëve.
Operacioni i shpëtimit ka qenë i vështirë, pasi viktimat kishin mbetur të bllokuara brenda automjetit. Për nxjerrjen e tyre nga makina është dashur ndërhyrja e një vinçi.
Me urdhër të Prokurorisë së Regensburgut është angazhuar një ekspert për të rindërtuar dinamikën e aksidentit dhe për të përcaktuar rrethanat që çuan në daljen e automjetit nga rruga.
Hetimet vijojnë për të zbardhur shkaqet e plota të kësaj ngjarjeje tragjike që i mori jetën tre pjesëtarëve të së njëjtës familje.
Po ndodh...
Pushtetit të Ramës nuk i mjafton më Berisha!
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128