Vrasje, grabitje, eksploziv/ SPAK mbyll hetimet dhe dërgon për gjykim dosjen ndaj grupit të strukturuar kriminal të Laert Haxhiut
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim në Gjykatën e Posaçme çështjen ndaj grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu.
Bëhet fjalë për grupin e strukturar kriminal, të përbërë nga Laert Haxhiu, Kristi Bixheku dhe Artan (Marjus) Tafani.
Kujtojmë se Laert Haxhiu u arrestua në Greqi në Maj të 2024-ës, dhe më 3 korrik u ekstradua në Shqipëri, ku dhe po vijojnë hetimet ndaj tij.
Anëtarët e grupit akuzohen për një sërë krimesh të rënda që variojnë nga vrasje me paramendim, shkatërrim prone me eksploziv, vjedhje me armë, sigurim kushtesh për vrasje si edhe vrasje për gjakmarrje.
Në njoftimin zyrtar SPAK ka renditur akuzat për secili prej tyre
Laert Haxhiu, drejtues dhe organizator i grupit të strukturuar kriminal akuzohet për veprat e mëposhtme penale:
Grupi i strukturuar kriminal kishte mundur të siguronte armë, armë shpërthyese dhe municione luftarake në sasira të mëdha dhe i përdorte ato në mjedise publike;
Kristi Bixheku akuzohet për veprat e mëposhtme penale:
Artan (Marjus) Tafani akuzohet për veprat e mëposhtme penale:
Në bashkëveprim me Laert Haxhiu dhe Fatjon Veliun, kreu krimin “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve” për vrasje të Rexhep Ginës, në Lushnjë, më datë 6 korrik 2022, rreth orës 21:00;
Bazuar në aktet e hetimit, arrihet në konkluzionin se aktiviteti kriminal i këtij grupi të strukturuar është i shtrirë nga muaji prill i vitit 2021 deri në muajin maj të vitit 2023, kur drejtuesi dhe organizatori i tij, Laert Haxhiu u arrestua në Greqi. (Laert Haxhiu u ekstradua nga Greqia në korrik të vitit 2024).
Anëtarët e grupit të strukturuar kriminal vec të akuzuarve janë edhe:
Ndaj tyre është paraqitur më parë, një kërkesë për gjykim.
Laert Haxhiu, organizatori dhe drejtuesi i këtij grupi të strukturuar kriminal e nisi kryerjen e akteve kriminale në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e kushëririt të tij (djalit të xhaxhait) Klodian Haxhiut, dhe pas arrestimit të dy miqve të tij Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.
I drejtuar dhe organizuar prej tij, grupi kriminal ndërmorri akte konkrete kriminale për vrasjen e personave që konsideroheshin si anëtarë të grupit kriminal kundërshtar, i cili në atë kohë drejtohej nga Aldo Bare. Aktet kriminale të këtij grupi të strukturuar, nuk synuan vetëm jetën dhe shëndetin e kundërshtarëve, por dhe shkatërrimin e pronës, përmes përdorimit të lëndëve shpërthyese, apo kryerjen e akteve të vjedhjes me përdorimin e armëve. Përveç vrasjeve të Çajup Selimit dhe Albi (Dijonist) Bashaliut, të gjitha krimet e tjera që u përmendën mësipër janë organizuar dhe kryer në shenjë hakmarrjeje dhe për të njëjtat motive.
SPAK përfundon hetimet dhe dërgon në Gjykatën e Posaçme çështjen ndaj grupit të strukturuar kriminal të drejtuar nga Laert Haxhiu
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përfundoi hetimet paraprake dhe ka dërguar për gjykim çështjen penale nr. 227/2 të vitit 2023 ndaj një grupi të strukturar kriminal, i përbërë nga Laert Haxhiu, Kristi Bixheku dhe Artan (Marjus) Tafani.
Ata akuzohen për një sërë krimesh të rënda që variojnë nga vrasje me paramendim, shkatërrim prone me eksploziv, vjedhje me armë, sigurim kushtesh për vrasje si edhe vrasje për gjakmarrje.
Laert Haxhiu, drejtues dhe organizator i grupit të strukturuar kriminal akuzohet për veprat e mëposhtme penale:
Grupi i strukturuar kriminal kishte mundur të siguronte armë, armë shpërthyese dhe municione luftarake në sasira të mëdha dhe i përdorte ato në mjedise publike;
Kristi Bixheku akuzohet për veprat e mëposhtme penale:
Artan (Marjus) Tafani akuzohet për veprat e mëposhtme penale:
Në bashkëveprim me Laert Haxhiu dhe Fatjon Veliun, kreu krimin “Sigurimi i kushteve dhe mjeteve” për vrasje të Rexhep Ginës, në Lushnjë, më datë 6 korrik 2022, rreth orës 21:00;
Bazuar në aktet e hetimit, arrihet në konkluzionin se aktiviteti kriminal i këtij grupi të strukturuar është i shtrirë nga muaji prill i vitit 2021 deri në muajin maj të vitit 2023, kur drejtuesi dhe organizatori i tij, Laert Haxhiu u arrestua në Greqi. (Laert Haxhiu u ekstradua nga Greqia në korrik të vitit 2024).
Anëtarët e grupit të strukturuar kriminal vec të akuzuarve janë edhe:
Ndaj tyre është paraqitur më parë, një kërkesë për gjykim.
Laert Haxhiu, organizatori dhe drejtuesi i këtij grupi të strukturuar kriminal e nisi kryerjen e akteve kriminale në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e kushëririt të tij (djalit të xhaxhait) Klodian Haxhiut, dhe pas arrestimit të dy miqve të tij Anterio Kaloshi dhe Orgest Bilbili.
I drejtuar dhe organizuar prej tij, grupi kriminal ndërmorri akte konkrete kriminale për vrasjen e personave që konsideroheshin si anëtarë të grupit kriminal kundërshtar, i cili në atë kohë drejtohej nga Aldo Bare. Aktet kriminale të këtij grupi të strukturuar, nuk synuan vetëm jetën dhe shëndetin e kundërshtarëve, por dhe shkatërrimin e pronës, përmes përdorimit të lëndëve shpërthyese, apo kryerjen e akteve të vjedhjes me përdorimin e armëve. Përveç vrasjeve të Çajup Selimit dhe Albi (Dijonist) Bashaliut, të gjitha krimet e tjera që u përmendën mësipër janë organizuar dhe kryer në shenjë hakmarrjeje dhe për të njëjtat motive.
Hetimet vijojmë ndaj personave të tjerë.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
