'Hashash, kokainë, s*ks në grup'/ Zbardhen detaje nga dosja e p*rdhunimit në Vlorë

26 Tetor 2023, 20:28 / AKTUALITET ALFA PRESS

 

'Hashash, kokainë, s*ks në grup'/ Zbardhen detaje nga dosja

Është zbardhur dinamika e ngjarjes së drogimit me kokainë dhe më pas përdhunimin nga tre persona në ambientet e një hoteli në Vlorë, të 26-vjeçares D.

Televizioni ka mundur të sigurojë dëshminë e dy protagonistëve të këtij krimi, të cilët tregojnë se D. ka kryer marrëdhënie seksuale që në ambientet e lokal “Barakuda” në Zvërnec dhe më pas orgjia ka vazhduar në ambientet e hotelit.

Për këtë ngjarje policia është njohur në orën 07:00 të mëngjesit, ku një telefonatë në sallën operative raportonte se është gjetur pa ndenja një vajzë, e cila më tej u dërgua në Urgjencën në Spitalin Rajonal Vlorë, për ti dhënë ndihmën mjekësore.

Nga këqyrja e vendit të ngjarjes është konstatuar se tek dhoma nr.201, e cila ndodhet në katin e dytë të këtij hoteli, u konstatua se në çarçafin që ndodhet sipër dyshekut të krevatit, u vunë re njolla të kuqe si ato të gjakut të mpiksur, i cili u mor në cilësinë e provës materiale.

Policia ka sekuestruar pamje filmike të hotelit, rrobat e njërit prej autorëve Gentjano Mehmeti dhe mostra gjaku të D.

Ngjarja e rëndë tronditi opinionin publik. Ndërsa situatën e përkeqësoi akoma dhe më tej Albert Deliaj, pronari i televizionit 6+1 në Vlorë, duke sulmuar me fyerje dhe kërcënime një grup gazetarësh në Tiranë dhe Vlorë. 

Vajza e dëmtuar D. tashmë është marrë në mbrojtje dhe transportuar në Tiranë për trajtim mjekësor.

Ndërsa pritet që në ditët në vijim të rimerret sërish në pyetje nga policia e Vlorës, për të treguar atë çfarë ndodhi natën e 21 tetorit 2023 në ambientet e lokalit “Baracuda” në Zvërnec dhe më pas në hotelin “Fjortes”.

Në dëshminë e parë të dhënë në ambientet e spitalit Vlorë, vajzë ka pohuar se kishte shkuar me dëshirë dhe se nuk kujtonte me saktësi se çfarë kishte ndodhur. Ndërkohë gjatë një dalje publike në media, ajo tregoi se ishte kërcënuar me jetë nga nëna e njërit prej të arrestuarve, ndaj kishte dhënë atë deklarim./Oranews

Po ndodh...

ide