14-vjeçari shtrohet në spital urgjentisht me meningjit, prindërit shqetësohen për mungesën e masave profilaktike
11 Shkurt 2025, 13:17 / AKTUALITET

Një 14-vjeçar është shtruar me urgjencë në Qendrën Spitalore Universitare të Tiranës pasi u diagnostikua me meningit, pas një vizite në spitalin e Durrësit gjatë fundjavës që kaloi.
I mituri është nën kujdesin e mjekëve, ndërsa rasti është mbajtur i fshehtë nga autoritetet shëndetësore.
Prindër të nxënësve të shkollës 9-vjeçare “Kushtrimi i Lirisë” kanë shfaqur shqetësim për mungesën e masave profilaktike dhe për faktin se ata nuk ishin informuar për situatën.
Po ashtu, prindërit theksojnë se nuk kishin marrë asnjë informacion mbi mundësinë e përhapjes së sëmundjes, duke kërkuar ndërhyrjen e autoriteteve për të siguruar masat e nevojshme për parandalimin e sëmundjes.
Po ndodh...
83 mandatet nuk janë imunitet për shokët dhe shoqet e Ramës
Nga Gentian Gaba
ide
Teatri që fsheh prapaskenën
Nga Patrik Sadikaj
Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD
Besmir Semanaj
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128
