27 shoferë të arrestuar në një javë! Policia ‘bën kërdinë’, pezullon 123 patenta dhe vendos mijëra gjoba

30 Mars 2024, 20:30 / AKTUALITET ALFA PRESS

27 shoferë të arrestuar në një javë! Policia
27 shoferë janë arrestuar gjatë javës që lamë pas në kryeqytet, pasi u kapën duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ose pa patentë.

Janë pezulluar 123 leje drejtimi, kryesisht për shpejtësi tej normave të lejuara dhe për drejtim mjeti në efektin e alkoolit;

Janë evidentuar dhe ndëshkuar gjithsej 18 719 drejtues automjetesh dhe motomjetesh, për shkelje të ndryshme, nga këto:

1227 drejtues automjetesh që përdornin celularin gjatë drejtimit të automjetit;

5416 drejtues automjetesh që qarkullonin me shpejtësi tej normave të lejuara, por pa masën plotësuese pezullim i lejes së drejtimit;

1114 drejtues automjetesh, për mosvendosje të rripit të sigurimit;

10 495 drejtues automjetesh, për parkime të gabuara;

467 drejtues motomjetesh, për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.

 

Po ndodh...

ide