5 muaj pa paga, punonjësit e inceneratorit të Fierit: Rama e rriti rrogën për vete

Prej pesë muajsh nuk marrin pagën dhe për këtë arsye punonjësit e inceneratorit të Fierit kanë dalë në protestë duke bllokuar punën. Ata shprehen se kanë kontaktuar me administratorin, por nuk kanë marrë asnjë zgjidhje, teksa theksojnë se janë futur në borxhe dhe ushqimet i marrin me listë.
Punonjësit e inceneratorit të Fierit kanë dalë në protestë pasi prej pesë muajsh nuk kanë marrë pagën. Ata shprehen se kanë kontaktuar me administratorin dhe me përfaqësues të tjerë, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje.
Ata tregojnë se mos marrja e pagës prej pesë muajsh i ka detyruar që të marrin borxhe, por edhe ushqime me listë në dyqane, pasi kanë nuk kanë të ardhura të tjera.
Punonjësit theksojnë se inceneratori i Fierit nuk është vënë asnjë herë në punë.
Ata kanë mbyllur portën dhe nuk lejojnë makinat që të shkarkojnë plehrat duke deklaruar se nuk do të vijojnë punën nëse nuk marrin pagat.
Po ndodh...
Berisha, “Kali i Trojës” i Ramës për shqiptarët që nuk e duan
ide
"RNB-BNB", si thirrje për t’i dhënë fund tranzicionit!
Pse Rama e ka humbur pushtetin?
Atdheu pa semaforë
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128




