
A po shkon Shqipëria në drejtimi e duhur apo të gabuar?! Ja përgjigjet e sondazhit të Antonio Notos

News24 publikon sot sondazhin e parë në bashkëpunim me kompaninë e njohur italiane, “NotoSondaggi”, e drejtuar nga Antonio Noto.
Kompania e njohur me një eksperiencë të madhe në fushën e sondazheve, sjell sot një analizë të perceptimit të votës për garën elektorale të 11 Majit.
Qytetarët e anketuar janë pyetur nëse sipas tyre, Shqipëria si vend po shkon në drejtimin e duhur apo në drejtimin e gabuar.
Në total 48 përqind e të anketuarve janë shprehur se Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur.
Ndërkohë që 40 % e tyre janë shprehur se vendi po shkon në drejtim të gabuar, ndërsa 12 përqind shprehen nuk e di.
Nga socialistët e anketuar, 77% e tyre shprehet se vendi po shkon në drejtimin e duhur, ndërsa 14 % e tyre mendojnë se Shqipëri apo shkon në drejtimin e gabuar.
Nga ana tjetër 9 për qind e socialistëve shprehen se nuk e dinë. Kurse për votuesi e Partisë Demokratike, 90 për qind e tyre janë të mendimit se vendi po shkon në drejtimin e gabuar.
Mes demokratëve 6 % shprehen se Shqipëria po ecën në rrugën e duhur, ndërkaq, 4 për qind refuzojnë të përgjigjen.
ide
top
receta Alfa
TRENDING 
shërbime
- POLICIA129
- POLICIA RRUGORE126
- URGJENCA112
- ZJARRFIKESJA128