Lajme flash

Sassuolo siguron ngjitjen në Serie A

14 Prill 2025, 22:12 / SPORT ALFA PRESS

Sassuolo siguron ngjitjen në Serie A

Një sezon pas rënies në Serie B, Sassuolo ka siguruar matematikisht ngjitjen në elitën e futbollit italian. Një lajm i shkëlqyer ky për skuadrën emiliane që do të jetë një prej 20 ekipeve të Serie A për sezonin 2025/26.

Jo vetëm për Sassuolon, por ky është një lajm i mirë edhe për Juventusin. Ngjitja e emilianëve në elitë ka gëzuar edhe klubin bardhezi pasi këta të fundit do të përfitojnë automatikisht 5 milionë euro.

Siç raporton “Tuttosport”, Tarik Muharemovic i cili është lojtar në zotërim të Juventusit, do të transferohet përfundimisht tek Sassuolo. Ai u huazua vitin e kaluar nga nga bardhezinjtë, tashmë do të bilhet përfundimisht, për shkak të ngjitjes së Sassuolos.

 

Po ndodh...