Lajme flash

BKH kontroll pranë banesës së Veliajt? Karamuço jep detajet

14 Prill 2025, 22:03 / POLITIKË ALFA PRESS

BKH kontroll pranë banesës së Veliajt? Karamuço jep

Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço ishte këtë të hënë në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku ka komentuar punën e bërë nga SPAK.

Ai tha se SPAK tashmë e ka përqendruar vëmendjen te procesi zgjedhor dhe hetime të caktuara janë lënë për pas fushatës. Megjithatë Karamuço tha se për çështjet që janë nën hetim vijojnë kontrollet e befasishme, siç ishte ai i pak orëve më parë ku agjentët e BKH-së kontrolluan një banesë në Kodrën e Diellit, e cila sipas tij është ngjitur me banesën e kryebashkiakut Erion Veliaj.

“Aktualisht që ne flasim e kanë zhvendosur vëmendjen te procesi zgjedhor. Mësa kuptohet ata nuk do falin gjëra flagrante, por për çështje që kishin mbërritur deri në fazën ku mund të kërkoheshin masa, ka një ndërhyrje edhe nga ndërkombëtarët që të mos prishet fushata zgjedhore dhe do të shtyhen pas zgjedhjeve. Megjithatë për çështjet që janë nën hetim, aktualisht para dy orësh është kontrolluar një banesë ngjitur me banesën e Erion Veliaj.

Këto janë kontrolle të befasishme në vijim të interceptimve dhe dëshmive që japin persona të caktuar ku lindin dyshime për ambiente ku mund të mbahen sende të caktuara, para etj, në lidhje me këtë çështje”,-tha Karamuço.

 

Po ndodh...