“Ai flamur i Vorio Epirit e ka mbajtur Himarën të pavarur”, Doda i kthehet gazetarit: Ta mendosh që je nipi i Petro Markos

18 Shtator 2023, 23:43 / AKTUALITET ALFA PRESS

“Ai flamur i Vorio Epirit e ka mbajtur Himarën të

Deklarata e gazetarit Stavri Marko për flamurin me të cilin u shfaq në foto kryebashkiaku aktual i Himarës Fredi Beleri ka shkaktuar debat sonte në studion e “Opinion” në Tv Klan.Deputetja Mesila Doda e pyeti Markon  lidhur me të drejtat e cenuara ndër vite të shqiptarëve të Çamërisë dhe se a mendon se kjo deklaratë për “flamurin e Himarës së pavarur” përbën një vepër të rëndë që cenon integritetin territorial të vendit.

Këto pyetje, gazetari i konsideroi akuza duke theksuar sërish se flamuri i Vorio-Epirit është i Himarës së pavarur.

Mesila Doda: Kisha vetëm një pyetje, meqënëse po flisni për të drejtat e njeriut, çfarë mendoni për shkeljen e të drejtave të njeriut lidhur me shqiptarët e Çamërisë të cilët janë deportuar nga Greqia dhe sot nuk u njihet as e drejta e pronës, e shtetësisë, e jetës së mohuar sepse janë vrarë me mijëra, janë torturuar. Çfarë mendoni lidhur me këtë?

Stavri Marko: Këtë pyetje ju lutem zonjë drejtojani përfaqësuesit grek, jo mua! Neve jemi përpjekur, kemi faktuar, kemi çuar në organizatat ndërkombëtare të gjithë pozicionin e Himarës duke përfshirë strategjinë për të vjedhur e grabitur pronat e gjithë himariotëve dhe duke filluar nga dhunimi i lirive dhe të drejtave të njeriut.

Mesila Doda: Atëherë, mendoni se kjo është një shkelje flagrante e të drejtave të njeriut?

Stavri Marko: Nuk përgjigjem për gjëra që s’më takojnë. Për Belerin dhe Himarën flas tërë ditën.

Mesila Doda: Dakord, ju lutem, meqënëse folët për Himarën dhe daljen e fotos së Belerit me flamurin e Vorio Epirit dhe thatë që është flamuri i Himarës së pavarur, a e kuptoni që kjo është një deklaratë që cenon integritetin e vendit dhe ka të bëjë me një sulm  Kushtetutës dhe integritetit territorial të vendit. A e mendoni që kjo deklaratë është një vepër e rëndë, si për atë që e ka bërë dhe për atë që po e thoni tani?

Stavri Marko: Faleminderit për akuzat që ju po bëni.

Mesila Doda: Nuk është akuzë!

Stavri Marko: Shumë faleminderit për akuzën. Ai është flamuri që Himarën e ka mbajtur për 500 e ca vjet të pavarur.

Ardit Bido: Është krijuar në 1914.

Stavri Marko: Është stema e flamurit të Himarës, flamurit të pavarësisë së Himarës.

Mesila Doda: Dhe ta mendosh që është nipi i Petro Markos domethënë…

Ardit Bido: Nuk është nipi i Petro Markos, është kushëri i largët, mos ja rrisni vlerat!

 

ide

shërbime

  • POLICIA129
  • POLICIA RRUGORE126
  • URGJENCA112
  • ZJARRFIKESJA128