Aksident i 7-fishtë në autostradën Lushnjë-Vlorë, 3 të plagosur

31 Mars 2025, 16:11 / AKTUALITET ALFA PRESS

Aksident i 7-fishtë në autostradën Lushnjë-Vlorë, 3

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në autostradën Lushnjë-Vlorë, pranë kthesës së Pojanit, ku janë përfshirë 7 automjete që lëviznin në drejtim të Vlorës.

Si pasojë e përplasjes së fortë, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Forcat e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe po punojnë për të zbardhur shkaqet e aksidentit, si dhe për të normalizuar qarkullimin në këtë aks rrugor, ku trafiku ka pësuar ngadalësime për shkak të përplasjes.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar shkaqet e sakta të aksidentit dhe përgjegjësitë e mundshme.

 

Po ndodh...